NA E TREGOI NORA/ Rene ka ngjashmëri të mëdha me këtë personazh hollivudian (FOTO) – AlpeGossip
NA E TREGOI NORA/ Rene ka ngjashmëri të mëdha me këtë personazh hollivudian (FOTO)

NA E TREGOI NORA/ Rene ka ngjashmëri të mëdha me këtë personazh hollivudian (FOTO)

Këngëtarja Nora Istrefi ndan shpesh në ‘Instagram’, momente nga koha e lirë me vajzën e saj, Renee. Ajo e ka treguar gjithmonë se një ndër problemet më të mëdha gjatë koncerteve të këngëtares, ka qenë largimi nga vogëlushja.

Megjithatë Nora përpiqet ta rikuperojë kohën e humbur sa herë ndodhet pranë Renee-s, duke i dhuruar asaj momente shumë të gëzueshme.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto të vajzës në ‘Instastory’, mbi të cilën ka shkruar: “Emma Stone im”, duke vënë në dukje ngjashmërinë e madhe që vogëlushja ka me aktoren hollivudiane.

Sytë dhe buzëqeshja e Renee-s ngjasojnë shumë me atë të aktores, Emma Stone dhe Nora duket se nuk ka gabuar në këtë krahasim që ka bërë.

Kujtojmë se vogëlushja është fryt i dashurisë shumëvjeçare i këngëtares me partnerin e saj Robert Berisha, me të cilin kurorëzoi dashurinë e saj në martesë disa vite më parë.