SHERRET E BUJSHME MES VIP-ave SHQIPTARË/ Nga “P***opsh homoseksual” tek… – AlpeGossip
SHERRET E BUJSHME MES VIP-ave SHQIPTARË/ Nga “P***opsh homoseksual” tek…

SHERRET E BUJSHME MES VIP-ave SHQIPTARË/ Nga “P***opsh homoseksual” tek…

Personazhet publike dihet se kanë edhe debate dhe mospërputhje mes tyre përveç miqësisë.

Madje disa prej tyre kanë arritur edhe në përplasje fizike mes grupeve.

Redaksia e AlpeNews.al sjell në fokusin tuaj disa prej tyre:

Olti Curri dhe Olsi 

Ndarja mes Olsit dhe Fjorentinës ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në internet. Këtë ndarje e ka komentuar edhe Olti Curri, i cili ka bërë ironi me fjalët e e Olsit. Futbollisti nuk e ka lënë me kaq, por e ka çuar edhe më tej debatin mes tyre, duke e akuzuar opinionistin si homoseksual dhe e kërcënon se “do të takohen në Jalë”.

Olti Curri dhe Soni Malaj

Si është marrëdhënia e tyre?! Ata u përballën në gjyq për shkak të një statusi në Facebook bashkangjitur një fotoje ku Olti komentonte pozicionin e dorës së Sonit pasi shkruante: “Nderim Tunës”.

Por mesa duket Soni dhe Olti kanë bërë paqe publikisht. I pyetur se a i takon në festa të tilla personazhe me të cilët nuk flet, Olti tha:

“Unë flas me të gjithë, madje surpriza e surprizave këtu është Soni Malaj, me të cilën kemi pasur diçka të vogël”

Noizy dhe Fero

Sherri i tyre bëri mjaft bujë në media. Kënga “La Familia” e reperit S4MM në bashkëpunim me Noizyn në mes të rreshtave të këngës duket që i këndon kundërshtarëve, pasi thotë që “Prej 10 vitesh, jam i pari në pistë”, ndërkohë që në këngën e tij të re, Fero thotë: “Venin e parë e kam zon, lyp tjetër ven” .

Në këngën e tij , Fero thotë: “Ju pom folni mu per kerre,ju pom folni mu per pare. Amo krejt i keni me qira”.

Noizy ka bërë një tjetër “diss”, pasi ka publikuar një foto me një nga makinat e tij më lukzose, Maybach, ku shkruan: No rental (jo me qera).

Tayna dhe Rina

Sherri Tayna-Rina ishte një sherr i cili bëri gjithashtu shumë bujë.

Kënga “Columbiana” nga fansat u cilësua si ‘diss’ i këngëtares Tayna kundrejt Rinës pasi në tekst ka fjalë të cilat duken me shumë tendencë. Lidhur me këtë Rina ka folur në një intervistë për “Mirage” ku tregon se ajo nuk e merr aspak si të tillë, pasi fjalët e nuk përputhen me atë.

Mirëpo postimet e tyre në Instagram na tregojnë krejt të kundërtën. Është Rina ajo e cila ka publikuar një foto në të cilën thotë që janë bërë shumë repere, por ato e dinë se kush është mami.

Sigurisht që ky postim i ka djegur pak Taynës e cila i ka bërë “diss” me një foto ku shkruan se është e vogël sa shala e saj dhe me siguri e ka fjalën për Rinën, duke iu referuar gjatësisë së saj.

Roza Lati dhe Dasara Karaiskaj me Gerta Shino

Molla e sherrit të vajzave të ekranit ishte pikërisht “pastruesja”.

Në një intervistë të zhvilluar në një nga lokalet e Tiranës dhe në një moment dy vajzat e njohura duket sikur janë ndjerë të bezdisura nga pastruesja e cila po pastronte krah tyre.

Ato i janë drejtuar asaj me disa fjalë ironizuese gjatë gjithë kohës, ndërkohë që ajo nuk ja ka kthyer, por thjesht ka vazhduar punën e saj.

Ajo që u vu re është se rrjeti shpërtheu në komente negative kundra Rozës dhe Desarës.

Por fansat nuk ishin të vetmit! Një koment për vajzat e ka pasur dhe Gerta e Big Brother, ku i ka cilësuar si ku*va.

“Ok jam dakord që të bëhet shaka me dikë, kur personin e njef ose nuk është i pranishëm aty dhe thua diçka qoftë dhe e papërshtatshme, por të tallin në sy një grua që në moshë është mamaja tyre e ta qeshin në fytyrë nuk është normale. Nëse i bezdisi kjo grua e ju prishi silikonin e bukur para kameres, të ishin çuar tja kishin marrë fshesën nga dora e ta pastronin vetë vendin më shpejtë! Këto janë ato që unë i quaj me të vërtetë k*rva! Vafshi në djallë të dyja!” – ka qenë reagimi i fortë i saj.

Por gazetarja shqiptare, nuk është treguar kaq e butë. Ajo ka replikuar me banoren e Big Brotherit deri aty sa sherri ka degraduar në kërcënime.

Gerta ka postuar sërish një status në Instastory ku shkruajti se mamaja e saj ka 8 vite që ka vdekur dhe e quan Dasarën injorante.

Dhe për ti vënë kapakun Roza e ka mbyllur sherrin me një foto në Instagramin e saj ku shkruan:

“Unë duke kërkuar për diçka që të shqetësoj. Mirëseerdhët në showbiz baby. Ky është showbizi, dhe, faleminderit për vëmendje, më jepni më shumë. Vëmendja juaj më “ngre lart”.