DY GËZIME NË NJË DITË/ Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë për 25 vjetor – AlpeGossip
DY GËZIME NË NJË DITË/ Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë për 25 vjetor

DY GËZIME NË NJË DITË/ Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë për 25 vjetor

Meghan Trainor, këngëtarja e hitit “All About That Bass”, u martua me aktorin Daryl Sabara këtë të shtunë.

Për këngëtaren ka qenë një ditë e mbushur me gëzime, pasi të shtunën ishte dhe 25 vjetori i saj. Çifti u fejua vitin e kaluar 2 ditë përpara ditëlindjes së Meghan. Ceremonia ka qenë diçka e thjeshtë, intime dhe tradicionale.

Të dy shkëmbyen premtimet e tyre para 100 të ftuarve të cilët ishin vetëm pjesëtarë të familjes dhe miq të ngushtë. “Është fillimi i një jete të re dhe të mrekullueshme. Kam marrë më shumë nga se kam dëshiruar”, është shprehur Trainor.

Nusja kishte veshur një fustan të Berta për ceremoninë e martesës dhe për festën kishte veshur një kostum me dantellë nga Rita Vinieris. Meghan ka ndryshuar shumë gjatë vitit 2018 duke humbur 10kg përpara përgatitjeve të dasmës.

Ajo është shprehur se do të jetë sa më e shëndetshme të jetë e mundur për fëmijët që do të ketë në të ardhmen.