“JE SHUMË FALLCO”/ Ervin Kurti i kthehet Borës në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
“JE SHUMË FALLCO”/ Ervin Kurti i kthehet Borës në mes të emisionit (VIDEO)

“JE SHUMË FALLCO”/ Ervin Kurti i kthehet Borës në mes të emisionit (VIDEO)

Gazetari i njohur Ervin Kurti ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “3-shat” ku është vendosur përball Romeos, Donaldit dhe Borës dhe i është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Në një moment moderatorja e ka pyetur se nëse i duken fallco Donaldi me Romeon dhe ajo si prezantues dhe Ervini e ka lënë pa fjalë me përgjigjen.

“Këta të dy hajt më sepse janë edhe aktorë dhe e mbulojnë me humorin, por Bora është shumë ‘fake’”, tha Ervini ndërsa Bora e surprizuar nga përgjigja e pyeti: “Ou, pse more jam fake? Unë s’jam as e bërë.”

“Je e sigurt që je e pa bërë? Prit të të prek pak. Kështu e bërë s’je jo, por e thashë për batutë, por Bora qëndron pak e tërhequr nga pjesa e showbizit dhe nuk ka kështu lajme skandaloze për Borën.”, ka thënë Ervini.