Justin Bieber po merr një pushim nga bota e muzikës për të kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë.
Këngëtari ka vendosur që të lërë për pak kohë angazhimet e tij, për t’u fokusuar te bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin, tha një burim i afërt për “PEOPLE”.
“Ai është i lumtur dhe i kënaqur. Justin ka rënë në dashuri me Hailey. Ajo e inkurajon të bëjë gjithçka që dëshiron dhe të zbulojë vetveten”, tha një burim i afërt me këngëtarin.
24-vjeçari dhe supermodelja u martuan në një ceremoni sekrete në shtator dhe nuk hezitojnë aspak të tregojnë në çdo moment dashurinë për njëri-tjetrin.
Në planin e tij të afërt nuk është rikthimi në muzikë:
“Në të vërtetë ai acarohet kur njerëzit pyesin nëse po kthehet në studio ose në turne. Ai ka punuar për vite me radhë dhe hera e parë që merr një pushim të rëndësishëm, të gjithë thonë: ‘Kur do të kthehet?’. Për Justin, këto nuk janë vetëm pyetje, ato janë kërkesa. Për vite me radhë, të gjithë janë përpjekur ta marrin një pjesë të tij”.