U PËRFOL PËR NJË KRISJE MES DY KËNGËTAREVE/ Tayna dhe Dafina thumbojnë keqas njëra-tjetrën publikisht (FOTO) – AlpeGossip
U PËRFOL PËR NJË KRISJE MES DY KËNGËTAREVE/ Tayna dhe Dafina thumbojnë keqas njëra-tjetrën publikisht (FOTO)

U PËRFOL PËR NJË KRISJE MES DY KËNGËTAREVE/ Tayna dhe Dafina thumbojnë keqas njëra-tjetrën publikisht (FOTO)

Marrëdhënia mes Taynës dhe Dafinës nuk është më njësoj. Pak kohë më parë u përfol për një krisje mes dy këngëtareve të hitit “Bye bye”.

Tayna dhe Dafina nuk e suportojnë më njëra-tjetrën në rrjete sociale. Teksa shpërndajnë projekte të ndryshme muzikore për të mbështetur kolegët, të njëjtën gjë nuk e bëjnë më për njëra-tjetrën.

Së fundmi ato jo vetëm kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami, por edhe kanë nisur me “diss-e”.

Tayna e ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ka bërënjë freestyle, me të cilin fansat mendojnë se ajo i ka bërë “diss” Dafinës dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”.
Tayna thotë në freestyle: “Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Ndërkohë, Dafina në “Zili zili” thotë: “Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili”