“SA JE PENDUAR QË U MARTOVE ME MARKUN?” Ja si i kthehet Rudina Dembacaj ndjeksëses: Motër kur të kem… – AlpeGossip
“SA JE PENDUAR QË U MARTOVE ME MARKUN?” Ja si i kthehet Rudina Dembacaj ndjeksëses: Motër kur të kem…

“SA JE PENDUAR QË U MARTOVE ME MARKUN?” Ja si i kthehet Rudina Dembacaj ndjeksëses: Motër kur të kem…

Marrëdhënia e dashurisë e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut është një ndër më të komentuarat në showbiz-in shqiptar. Ajo mundohet të jetë sa më transparente me ndjekësit dhe në llogarinë e saj në Instagram ndan shpesh momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, moderatorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët nuk e kanë humbur rastin që t’i drejtojnë pyetje në lidhje me partnerin e saj.

“Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”, ka qenë një prej tyre.

“Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”, i është përgjigjur Rudina.

Moderatorja na tregon gjithmonë se është kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e saj, Mark Frrokun, i cili së fundmi i ka dhënë asaj një arsye për ta dashur dhe vlerësuar akoma më shumë.

Në InstaStory, Rudina ka treguar se shfaqja e radhës me grupin e aktorëve ka qenë në Pukë, ku prej 15 vitesh nuk kishte një shfaqje të mirëfilltë.

Kush e sponsorizoi shfaqjen do të thoni ju? Sigurisht që Marku, në emër të dashurisë!

“Faleminderit dashuria ime. Pas 15 vitesh, vjen për herë të parë një shfaqje e mirëfilltë në Pukë. Faleminderit që e mundësove!”– shkruan ajo.