U THA SE ZËVENDËSON JONIDËN/ Kush është blogerja nga Kosova që do ta shohim në “E Diell”? – AlpeGossip
U THA SE ZËVENDËSON JONIDËN/ Kush është blogerja nga Kosova që do ta shohim në “E Diell”?

U THA SE ZËVENDËSON JONIDËN/ Kush është blogerja nga Kosova që do ta shohim në “E Diell”?

Blogerja e njohur nga Kosova, Argjira Spanca do të jetë pjesë e “E Diell” këtë sezon.

“Prive” shruan se Argjira Spanca do të sjellë një rubrikë që ka lidhje me modën dhe do të zëvendësojë Jonida Maliqin.

Emisioni do të nisë këtë të diel, pra më 3 shkurt në orën 15:15.

View this post on Instagram

I own too much black🙄

A post shared by A R G J I R A S P A N C A (@argjiraspanca) on

Moderatorëve kryesorë Edi Manushi, Fjoralba Ponari dhe Nevina Shtylla u bashkohen edhe emra të tjerë si: Xhilda Luzi, Gentjana Pepa, Flori Gjini, Ervin Kurti dhe Enea Malaj.

E kontaktuar nga “Prive”, Spanca pohoi se do jetë pjesë e emisionit, por tha se nuk është në dijeni të ketë zëvendësuar Jonida Maliqin, e cila u tërhoq për shkak të angazhimeve me Eurovision-in.

“Po është e vërtetë që do jem pjesë e ‘E diell’. Nuk jam në dijeni që jam zëvendësim i dikujt. Koncepti i këtij emisioni më ka pëlqyer shumë sepse është diçka më ndryshe dhe shumë ‘fun’ prandaj edhe kam pranuar të jem pjesë. E gjitha çfarë mund të them është se jemi një staf shumë i mirë dhe do të sjellim shumë gjëra të bukura për shikuesit”, deklaroi Argjira.

Për herë të parë, këtij emisioni do t’i bashkohet e moderatorja seksi Einxhel Shkira.