NUK KA MBARUAR/ Ana dhe Arjoni përballen në gjykatë – AlpeGossip
NUK KA MBARUAR/ Ana dhe Arjoni përballen në gjykatë

NUK KA MBARUAR/ Ana dhe Arjoni përballen në gjykatë

Në sezonin e dytë të “Përputhen” ishte i bujshëm skandali Ana-Arjon, nga i cili të dy konkurrentët u përjashtuan. Arjoni publikoi imazhe të tij dhe Anës në shtrat, ndërsa kjo e fundit tha se kishte shkuar pasi ai nuk ndihej mirë.

Dyshja u përballën dhe në gjykatë, por sipas Arjonit përballja u mbyll në favor të tij sepse Ana nuk kishte mjaftueshëm prova për një padi.

Gjërat mes dyshes nuk janë qetësuar, madje pas një muaji do të përballen sërish në gjykatë. Këtë e ka bërë të ditur Arjoni me një koment në faqen zyrtare të “Përputhen”, ku shkruan se Ana e akuzon për përndjekje.