Të qenit i famshëm në rrjete sociale të përball shpeshherë edhe me komente negative dhe pavend, të cilat bëhen të pashmangshme. Një rast i tillë i ka ndodhur së fundmi dietologes së njohur, Blerina Bombajt, e cila kishte postuar një video shumë të lezetshme, ku bashkëbisedonte me dy fëmijët e saj.
Përgjigja e Blerinës: “Merites i duken femijet e mi si down, por Merita nuk e di qe femijet me Sindrome Down jane te Perendise ndersa grate e liga i perkasin vetem Djallit dhe ne ferr digjen. Nuk ka Zot qe te fal ty Merita, jo per femijet e mi, por per ata femije qe s’kane asnje faj qe kane lindur me Sindrome Down. Kete koment zgjedh ta bej publik per te vetmen arsye se kjo shprehje me duket kaq e ulet sa ska!”