Enca është një nga këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor, e famshme edhe jashtë vendit, këngët e saj janë kthyer në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.
Enca mban jo vetëm titullin si mbretëresha e Instagramit duke qenë këngëtarja shqiptare me më shumë ndjekës, por është edhe ndër më të komentuarat në showbiz.
Ditën e sotme këngëtarja e hitit “Dua” ka postuar një video ku shihet duke thirrur qenin e saj dhe ai vjen e puth në buzë.
Më pas Enca ka postuar një video tjetër ku shprehet se qeni i jep lumturi.
“Ai është lumturia ime, ai që ma heq mendjen nga gjërat negative, balanca ime, harmonia ime. Pronarët e qenve që i duan ata aq shumë sa unë, Zoti ju bekoftë”, shkruan Enca.