SUPER SEKSI/ Njihuni me fustanin që momentalisht po bën namin në Instagram – AlpeGossip
SUPER SEKSI/ Njihuni me fustanin që momentalisht po bën namin në Instagram

SUPER SEKSI/ Njihuni me fustanin që momentalisht po bën namin në Instagram

Duket se fustanit në formë këmishe nate prej sateni, së shpejti një tjetër model do t’i rrëmbejë fronin e “fustanit më sexy të momentit”.

Në Instagram, momentalisht duket se fashionistat dhe blogeret e modës janë çmendur pas një tjetër fustani që është femëror, joshës dhe lozonjar në të njëjtën kohë.

Bëhet fjalë për modelin “Brady” të markës Revolve, që tashmë po pushton Instagramin dhe me shumë gjasa, sa më shumë të ngrohet koha, aq më tepër do ta hasim në rrjetet sociale.

Fustani super sexy vjen në formë busti, me një frudë vertikale në qendër të tij që krijon një rrudhosje tepër joshëse dhe një të çarë rrëzë kofshës me të njëjtin efekt.

Por duket se gjithë lezetin fustanit në fjalë ia jep materiali prej tyli të bardhë, me pika gjithashtu të bardha për një efekt “lolita”.