Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duket se kanë përjetuar një ditë shumë emocionale në New York, teksa u shfaqën me lot në sy. Fillimisht, 24-vjeçari kanadez nisi të qante, ndërsa e dashura e tij 21-vjeçare i qëndronte afër dhe e ngushëllonte.
Ndërsa më vonë, teksa ishin ulur në një kafe, ishte Hailey ajo që mezi po mbante lotët, teksa ylli kanadez e përkedhelte. Pasi e mblodhën veten, ata u larguan nga kafja.
Ç’të ketë ndodhur me çiftin? Mos kanë hequr dorë nga dasma, apo janë emocionet përpara ceremonisë?
Justin i propozoi Hailey-t më 7 korrik në Bahamas me një unazë me gur gjigant diamanti që mund të jetë 6 deri në 10 karat dhe kushton 500 mijë dollarë.