Sherri me Ori Nebiajn, Renato Mekolli tregon arsyen: Nuk flasim më! Ajo filloi e para… – AlpeGossip
Sherri me Ori Nebiajn, Renato Mekolli tregon arsyen: Nuk flasim më! Ajo filloi e para…

Sherri me Ori Nebiajn, Renato Mekolli tregon arsyen: Nuk flasim më! Ajo filloi e para…

Këtë të shtunë i ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë Renato Mekolli. Kohët e fundit në portale është shkruar gjatë për prishjen e marrëdhënies dhe të kontratës së bashkëpunimit me Oriela Nebiaj, moderatore në Top Channel dhe ish-ortakja e Renatos në restorantin e tij. Në “Thumb” Renato ka treguar për herë të parë se ata nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.

“Po është e vërtetë që nuk e ndjekim njëri-tjetrin në Instagram. Filloi nga ana e saj. Jo nuk jemi më miq sepse u prish një gjë që filloi shumë bukur. Do kohën e vetë çdo gjë që të kthehesh përsëri. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk e dua fort apo që nuk më mungon por shpeshherë ndikon egoja. Nuk na përputheshin mendimet për biznesin. Kur ta ndjejë do vete vetë t’i trokas derës. Në një ndarje e kanë fajin të dy. Unë jam shumë i apasionuar me punën time dhe të njëjtën gjë dua të japin edhe njerëzit që më rrethojnë në atë gjë.”,- rrëfeu chef-i i njohur.