“ËSHTË ZYRTARE”/ Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit të James Bond (FOTO) – AlpeGossip
“ËSHTË ZYRTARE”/ Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit të James Bond (FOTO)

“ËSHTË ZYRTARE”/ Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit të James Bond (FOTO)

Thashethemet për përfshirjen e saj në filmin e fundit të Dabiel Craig kanë qarkulluar prej kohësh. Tashmë raportohet se Dua Lipa do të regjistrojë klipin e kolonës zanore për James Bond këtë verë.

Sipas “Express”, videoklipi do të filmohet në Matera të Italisë, ku do të zhvillohet edhe finalja e “Bond 25”.

Ende nuk ka nisur xhirimet, por në një konferencë për mediat u bë me dije titulli i filmit dhe kasti.

“Videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet mes fundit të muajit gusht dhe fillimit të shtatorit, mes dy vendndodhjeve Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci”, thuhej në deklaratën për mediat.

Sipas burimeve, Lipa ka thënë:

“Do të doja ta bëja, por nuk kam nisur të regjistroj këngën… deri më tani”.

Produksioni mësohet të ketë thënë se, Lipa do të qëndrojë në Savelletri, në Valle d’Itria dhe pastaj do të transferohet në provincën e Matera-s, fillimisht brenda një vendpushim turistik bregdetar në Marina di Pisticci dhe pastaj në Sassi të Matera.

Kolonat zanore të filmit të njohur janë realizuar ndër vite nga Adele, Jack Ëhite dhe Chris Cornell. Sam Smith ishte i përzgjedhuri për filmin e fundit Bond, “Spectre” në vitin 2015, ku për këngën “Ëriting’s On The Ëall” fitoi edhe çmimin “Oscar” si Kënga më e Mirë Origjinale në vitin 2016.