“REBELOHET” ROVENA DILO/ Tregon arsyen pse dëgjohet më shumë muzikë skarco: Halabakët po ushqejnë me… – AlpeGossip
“REBELOHET” ROVENA DILO/ Tregon arsyen pse dëgjohet më shumë muzikë skarco: Halabakët po ushqejnë me…

“REBELOHET” ROVENA DILO/ Tregon arsyen pse dëgjohet më shumë muzikë skarco: Halabakët po ushqejnë me…

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Rovena Dilo foli së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj Hit Man dhe Rolla, rreth këngës “Cinderella”, me të cilën do të konkurojë këtë vit në Këngën Magjike. Rovena deklaron se tregu muzikor shqiptar është i keq-orientuar.

E pyetur se cili është bashkëpunimi më i suksesshëm, me Produkt 28 vite më parë apo Hit Man dhe Rolla, ajo ‘refuzon’ të përgjigjet drejtpërdrejtë, por thotë së kur rritesh gjërat bëhen më të bukura.

“Kur rritesh gjërat bëhen më të bukura. Jam në një moment shumë të mirë, jam e lumtur që kam gjetur dy djemtë si bashkëpunëtorë. Një kritikë që na bëjnë neve brezit të fortë të këngës moderne shqiptare të pas viteve ’90 është që prodhojmë shumë pak këngë. Kjo është një arsye më shumë që në treg dëgjohet muzikë skarco. Këto këngë edukojnë tregun tonë jo fort të orientuar mirë. Por brezi nuk duhet të edukohet kështu. Psh Greqia e ka shumë të fortë strukturën edukatore muzikore, ka traditë në muzikë. Kurse këtu futet një ‘halabak’ duke kënduar dhe edukon me tmerr muzikal, me muzikë banale fëmijët. Muzika është ushqimi kryesor i shpirtit!” shprehet këngëtarja.