“NUK DOJA T’JU LËNDOJA”/ Justin Bieber u kërkon publikisht falje fansave (FOTO) – AlpeGossip
“NUK DOJA T’JU LËNDOJA”/ Justin Bieber u kërkon publikisht falje fansave (FOTO)

“NUK DOJA T’JU LËNDOJA”/ Justin Bieber u kërkon publikisht falje fansave (FOTO)

Justin Bieber kërkoi publikisht falje, pasi shumë nga ndjekësit e tij e “keqinterpretuan” shakanë e 1 Prillit. Ai postoi disa imazhe ku donte të jepte lajmin e gënjeshtërt se bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin, ishte shtatzënë.

Por këngëtari 25-vjeçar nuk e priste valën e komenteve negative të ndjekësve, të cilët e kritikonin se nuk mund të bëhej shaka me shtatzëninë, pasi shumë njerëz nuk mund të kenë fëmijë për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore.

Kështu që Justin bëri një postim sqarues në Instagram ku shkruante:

“Gjithmonë do të ketë njerëz që ofendohen, njerëz që nuk i kuptojnë shakatë, unë jam një person që bëj shaka dhe kjo ishte gënjeshtra e 1 Prillit. Nuk do të thotë që jam i pandjeshëm ndaj njerëzve që nuk mund të kenë fëmijë. Shumë njerëz që unë njoh, si gënjeshtër të parë për 1 Prillin kanë që t’u tregojnë prindërve që janë shtatzënë, për të parë reagimin e tyre. Por unë gjithsesi do të kërkoj falje dhe do të marr përgjegjësinë dhe do t’u kërkoj ndjesë njerëzve që u ofenduan. Me të vërtetë që nuk dua që dikush të lëndohet nga një shaka… Është si atëherë kur i hodha tortë në fytyrë motrës sime të vogël për ditëlindje, duke menduar që do të qeshte, por ajo qau.  Ndonjëherë nuk e dini se çfarë do të lëndojë ndjenjat e dikujt, jo për të krahasuar shtatzëninë me tortën në fytyrë, por vetëm për të dhënë idenë se nuk dihet çfarë mund të të lëndojë. Disa mund të kenë qeshur, por disa mund të jenë ofenduar…”.

Justin mori një mësim për 1 Prillin, por nga ana tjetër na dha dhe ne një mësim: Të kemi kujdes se me çfarë bëjmë shaka!