Ka disa persona që nuk duan t’ja dinë për motin, shijojnë diellin, shiun e borën në maksimum e madje e kthejnë gjithçka në argëtim.
E keni menduar ndonjëherë të dilni me rrobabanjo në dëborë? Shumëkujt mund t’i duket çmenduri por ja që Isida Mollaymeri, balerina e njohur e TKOB e ka bërë.
Pak më parë ajo ka publikuar disa video/foto në Instastory në të cilat shfaqet duke pozuar në dëborë.
Vetëm duke e parë të hyjnë të dridhurat. Ju do e bënit diçka të tillë? Bravo i qoftë Isidës që ka një guxim të tillë.