PREZANTUESET E "PORTOKALLI" NUK I QËNDRUAN BESNIKE MODERIMIT/ Talenti i bëri pjesë të trupës së aktorëve (VIDEO) - AlpeGossip
PREZANTUESET E “PORTOKALLI” NUK I QËNDRUAN BESNIKE MODERIMIT/ Talenti i bëri pjesë të trupës së aktorëve (VIDEO)

PREZANTUESET E “PORTOKALLI” NUK I QËNDRUAN BESNIKE MODERIMIT/ Talenti i bëri pjesë të trupës së aktorëve (VIDEO)

Portokalli’ është padyshim spektakli më i ndjekur i humorit ndër vite. Nga skena e programit të suksesshëm kanë dalë e kanë hyrë shumë figura televizive, të njohura dhe të panjohura, të cilat pasi e prekën skenën morën akoma më shumë famë. Nëse do të hidhnim një sy pas në kohë do të kujtonim moderatoret e njohura të spektaklit të cilat janë: Amarada Toska, Eneda Tarifa dhe Xhemi Shehu. Me siguri të gjithë i mbani mend teksa prezantonin spektaklin e së dielës me kolegët e tyre. Duhet theksuar që secila prej bukurosheve e ka kryer me sukses këtë detyrë, por ka patur edhe raste kur janë bërë pjesë e kastit të aktorëve dhe e skeçeve të ndryshëm. Tre figurat e njohura televizive kanë treguar talent dhe devotshmëri për çdo gjë që ju është besuar.

Amarda Toska

Moderatorja e suksesshme ka prezantuar për shumë vite ‘Portokallinë’, por disa herë e kemi parë edhe të aktrojë krah kolegëve të tjerë, duke treguar se ka talent.

Eneda Tarifa

Për këngëtaren Eneda Tarifa, ‘Portokalli’ ka qenë një nga eksperiencat e para si moderatore, gjë që e ka realizuar me sukses. Shpesh publiku dhe teleshikuesit kanë patur fatin edhe të dëgjojnë vokalin e saj teksa performonte hite, por Eneda ka provuar edhe aktrimin me disa role në skeçe të ndryshëm.

Xhemi Shehu

Prej vitesh figurën e Xhemit nuk e ndajmë dot nga spektakli ‘Portokalli’. Ajo vazhdon të jetë moderatore krah Salsano Rrapit, por çdo të dielë, Xhemi shfaqet me një rol në spektaklin e humorit. Ajo është bërë pjesë e skeçeve të çdo mbrëmjeje pasi publiku e ka pëlqyer shumë performancën në skenë. Rolet e saj shtohen çdo të dielë.