DEL VIDEO/ Çfarë hodhën fansat në oborr? Olta e fsheh me shpejtësi nga banorët dhe bën veprimin e papritur – AlpeGossip
DEL VIDEO/ Çfarë hodhën fansat në oborr? Olta e fsheh me shpejtësi nga banorët dhe bën veprimin e papritur

DEL VIDEO/ Çfarë hodhën fansat në oborr? Olta e fsheh me shpejtësi nga banorët dhe bën veprimin e papritur

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po ndodhin dita-ditës situata nga më të ndryshmet. Së fundmi, protagoniste e një ngjarje të çuditshme është bërë aktorja Olta Gixhari, e cila njëherësh është një nga konkurrentet më të forta në këtë edicion.

Ajo ka qenë në një prej ditëve duke qëndruar e vetme në oborr për të marrë ca rreze dielli, kur befas dikush ka hedhur nga ajri një trofe. Nuk dihet se për çfarë qëllimi ka ndodhur një gjë e tillë, megjithatë duket qartë se trofeu në fjalë nuk ka qenë i destinuar për Oltën.

Kjo pasi këngëtarja me ta parë atë nga afër, e ka futur shpejt nën xhaketë dhe fshehurazi e ka dorëzuar atë në dhomën e rrëfimit.

Videoja e cila e tregon këtë moment, ka qarkulluar me të madhe në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime te shikuesit e programit.

Shumë prej fansave kanë aluduar se mund të ketë qenë një dhuratë e fansave për Luizin, por që Olta e njohur për “armiqësinë” me këngëtarin shkodran, nuk ka dashur që t’ia dorëzojë atij. Gjithsesi mbetet për t’u parë në mbrëmjen e spektaklit se për çfarë ka qenë fjala.