“DANCE WITH ME”/ Ja kush u shpall çifti fitues për këtë sezon (FOTO) – AlpeGossip
“DANCE WITH ME”/ Ja kush u shpall çifti fitues për këtë sezon (FOTO)

“DANCE WITH ME”/ Ja kush u shpall çifti fitues për këtë sezon (FOTO)

Pas 14 të hënave të mbushura me spektakël, edicioni i pestë i “Dance With Me” uli siparin dhe fitues u shpall çifti Eni Jani dhe Genc Fuga.

Dyshja e aktorëve u përball në finalen e madhe me Robertin e Leilën dhe Monikën me Donaldin dhe pas performancave, çiftet u përballën me jurinë.

Votimi i jurisë i renditi ata në krye dhe u dhuroi çmimin e madh të spektaklit ku për javë të tëra, personazhe të fushave të ndryshme shndërrohen gati në balerinë profesionistë duke dhuruar performanca mbresëlënëse.

Pas fitores, Janit dhe Fugës iu bashkua dhe vajza e tyre Stina e cila shihet në foto duke mbajtur kupën e prindërve.