FITOI FESTIVALIN NË RUSI/ Ja ku do ta shohim Inis Nezirin tani – AlpeGossip
FITOI FESTIVALIN NË RUSI/ Ja ku do ta shohim Inis Nezirin tani

FITOI FESTIVALIN NË RUSI/ Ja ku do ta shohim Inis Nezirin tani

E reja shumë e talentuar ,Inis Neziri , bëri namin në Rusi, në festivalin ndërkombëtar “New Wave”, në të cilin u shpall fituese me 281 pikë dhe duke lënë pas shumë shtete të tjera.

Inisi ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur rreth eksperiencës së saj në skenën botërore ruse. Ajo është shprehur se kishte mbi 13 mijë persona që kishin shkuar për audicione, prej të cilëve ishin pranuar vetëm 13.

“Më informuan menaxherët e mi, duke qenë se ishin ato që më çuan tek “Dreri i Artë” vjet kur e fitova. Duke menduar për të hipur në skena më të mëdha, menduam se “New Wave” do ishte tamam ajo që ne na duhej. Duke qenë se është një festival shumë prestigjioz dhe Rusia është gjysma e botës, menduam të merrnim pjesë. Audicionet i bëra në Prill në Moskë, dhe kishte mbi 3 mijë persona të cilët donin të bënin audicionin, dhe nga ato vetëm 13 u pranuan për të shkuar në finale. Dhe unë isha emri i parë që thanë që u pranua për finale dhe isha shumë e lumtur”.-është shprehur Inisi.

Mes të tjerash, Inisi ka treguar se i është përkushtuar e tëra festivalit  dhe kjo e ka çuar në fitore. Gjatë emisionit të Rudinës, artistja e re ka dhënë po ashtu një lajm. Ajo ka rrëfyer se momentalisht po punon me një këngë të re, me të cilën ka mundësi të konkurojë te ‘Kenga Magjike.’ “Tani po përgatis një këngë, është në përfundim dhe mund të marr pjesë tek “Kënga Magjike” prapë këtu në Klan”. – tha Inisi.

Kujtojmë qe dhe vitin që shkoi, Inisi mori pjesë te ‘Kënga Magjike’ në bashkëpunim me Flori Nazifin dhe kënga e tyre ‘Fli në krahët e mi’ u prit shumë mirë nga publiku.