DEBAT NË “BIG BROTHER”/ Einxhel përplaset me Xheisarën: S’do të pres me petale, paske dashur shumë të më… – AlpeGossip
DEBAT NË “BIG BROTHER”/ Einxhel përplaset me Xheisarën: S’do të pres me petale, paske dashur shumë të më…

DEBAT NË “BIG BROTHER”/ Einxhel përplaset me Xheisarën: S’do të pres me petale, paske dashur shumë të më…

Finalja e madhe e ‘Big Brother VIP’ krijon tensione dhe ato janë shfaqur mbrëmjen e sotme mes dy vajzave të shtëpisë.

Bëhet fjalë për Einxhel dhe banoren e re Xheisarën, ndërsa dyshja janë konfliktuar për një detaj tepër të vogël!

Këtë të fundit Arjola nis ta thërrasë Sara shkurt dhe kjo gjë e ka acaruar tepër Einxhel, e fill pas kësaj kanë nisur edhe ‘sherret’ mes vajzave!

Në një pjesë të videoklipit të transmetuar në studio shihen edhe mimikat jo të këndshme nga ana e Einxhel teksa Xheisara nis të këndojë tekstin e një këngë të huaj!

Pjesë nga debati në live show:

Xheisara: Kur kemi qenë duke bërë thonj më ke treguar historinë që s’të kanë pritur mirë kur ke ardhur, pse duhet të bëjë ti të njëjtën gjë me ne? Ti ke qenë gjatë gjithë kohës me Dagzin, mund të ketë qenë fakti që shef këtë pjesën e hyrjes tonë si diçka ne nuk e kemi mirë menduar sepse nuk është në favorin tonë. Kam pritur të më presësh dhe kam dashur të ishe një mikpritëse e mirë dhe nuk e ke bërë.

Einxhel: E pash sa mirë ishe shprehur aty dhe paske dashur shumë të më njohësh! Mbase s’ke pasur afrimitetin e duhur!

Xheisara: S’mund të të vij dhe të të kap hajde flasim bashkë!

Einxhel: Unë atë ditë se kam pasur mendjen fare aty, mu kujtu pjesa që tha në shtëpi nuk këndohet, edhe i thash që nuk është kështu. Edhe po e dëgjoja dhe jam shtrembu, më kërciti teksti.

Xheisara: Ka rastisur edhe një këngë shqip edhe se kam rregulluar dot tekstin.

Einxhel: Kemi qen shumë ok që kur ka ardh. Nëse kanë prit ti pres me petale apo ti jap gotën e ujit e kanë gabim, nuk i konsideroj mysafir po banorë, sepse na nominuan.

Xheisara: Ato mimikat e fytyrës që bën nuk janë të mira fare! S’e kam kap personale me ty, e gjitha nisi pas muhabetit me Sarën.