EINXHEL SHKIRA RIKTHEHET FUQISHËM/ Sjell projektin interesant me Anna Likën – AlpeGossip
EINXHEL SHKIRA RIKTHEHET FUQISHËM/ Sjell projektin interesant me Anna Likën

EINXHEL SHKIRA RIKTHEHET FUQISHËM/ Sjell projektin interesant me Anna Likën

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira prej disa kohësh i ka munguar televizionit, duke qenë aktive dhe në kontakt me fansat vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale.

Mirëpo, në një intervistë për ‘Gsh’, ndër të tjera ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të kthehet në ekran me një projekt shumë interesant, që do ta sjellë në bashkëpunim me aktoren e njohur, Anna Likën.

“Po punoj mbi me shumë se një projekt sepse siç e kam thënë dhe më parë, nëse do rikthehem atëherë duhet të jetë diçka e mirëmenduar. S’mund t’i zhgënjej ndjekësit e mi apo ata që presin shumë nga unë dhe nga bashkëpunëtorët e mi.

Tashmë disi është kuptuar nga ndjekësit tanë, por asnjëherë nuk është konfirmuar nga asnjëra prej nesh, sepse është një bashkëpunëtore, në fakt, dhe është mikesha ime më e mirë me të cilën kemi një kimi ”te çmendur” dhe në punë, është ajo dhe e vetmja Anna Lika. S’mund të gjeja një bashkëpunëtore më të talentuar se ajo prandaj taksirat e kam ta duroj dhe në punë.”- është shprehur Einxhel me humor.