Elita Rudi ju ka mundësuar ndjekësve të saj në ‘Instagram’ që t’i drejtojnë pyetje me anë të opsionit që ka aplikacioni. Sigurisht që në këtë periudhë kurioziteti është më i madh për të zbuluar detajet që lidhen me shtatzëninë dhe përjetimet e saj. Pjesa më e madhe e pyetjeve lidhen pikërisht me këtë pjesë. Një nga fansat e pyet për reagimin e parë kur mori vesh se do bëhej nënë. “Shkova dhe bleva 47 teste të tjerë nëpër farmaci të ndryshme”,-u përgjigj Elita.
Më tej moderatorja ka zbuluar se emri i bebit nuk është vendosur ende, paçka se kanë ruajtur shumë opsione.
Një nga gjërat për të cilat ka kuriozitet çdo femër është numri i kileve të fituara gjatë këtyre muajve. “Tani që jam në fund nuk guxoj as të peshohem kur shkoj për kontroll tek doktori. Biles herën e fundit më tha të mos e teproj me ushqimin”,-u shpreh më tej bukuroshja, duke lënë të kuptohet se gjërat nuk janë fort në kontroll tek pjesa e ushqimit.
Pritjes së ëmbël për Elitën po i vjen fund. Moderatorja ka bërë të ditur që shumë shpejt fëmija do vijë në jetë dhe në ditët në vazhdim do zbulohet edhe gjinia.