“PUBLIKU KA VENDOSUR…”/ Luizi tregon çfarë do i ngelë merak që nuk ishte te dasma e Arbanës dhe Eduartit (VIDEO) – AlpeGossip
“PUBLIKU KA VENDOSUR…”/ Luizi tregon çfarë do i ngelë merak që nuk ishte te dasma e Arbanës dhe Eduartit (VIDEO)

“PUBLIKU KA VENDOSUR…”/ Luizi tregon çfarë do i ngelë merak që nuk ishte te dasma e Arbanës dhe Eduartit (VIDEO)

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka ndarë një urim për Arbana Osmanin edhe Eduart Grishajn nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron prej disa ditësh për shkak se është i angazhuar me disa koncerte atje.

Duke ndarë një video me ndjekësit, këngëtari i njohur tregon se meraku i vetëm që ka nga dasma është se nuk do të shohë reagimin e Arbanës kur ta pyesin nëse do ta marrë për burrë Eduartin, duke improvizuar suspancën e “Big Brother Vip” në momentin e eliminimeve

“I vetmi merak që më ngeli që nuk jam te dasma e Arbanës dhe Eduartit është momenti kur t’i thonë ‘a do ti Arbana t’a marrësh Eduartin për burrin tënd?’. E fillon tën-tën-tën-tën, deri në gusht”, thotë këngëtari i dashur për publikun në videon e postuar në “Instastory”.

Ndërkohë bashkëngjitur me të Luizi shkruan:

“Publiku ka vendosur që ju të trashëgoheni”.