Jo vetëm shumë e ndjekur me emsionin e saj “Rudina”, por moderatorja Rudina Magjistari është gjithashtu shumë e ndjekur edhe në Instagram, aty ku bën shpesh postime.
Në të fundit, Rudina ka ndarë me të gjithë disa foto të një sanduiçi të mykur të cilin e ka blerë sot.
Moderatorja shkruan se kjo është skandaloze dhe shprehet e revoltuar.
Në fund Rudina shkruan se kjo nuk mund të kalohet me një ndjesë formale dhe se shpreson që ky postim t’i ndërgjegjësojë.
“Ja çfare me ndodhi sot rreth ores 15.00 ne nje nga kafenete zinxhir te famshme te Tiranes e qe edhe ne paketim pretendon per ushqim te fresket! S’po e bej publik emrin e kompanise, sepse ata e dine cilet jane. Por nuk mund te mos i ndaja me ju keto pamje, sepse edhe tani qe e kujtoj me vone revoltohem nga fillimi. SKANDALOZE!!! Sepse ne kete grade qe ishte myku ne sanduiç sot, me ben te dyshoj qe nuk eshte çeshtje rastesie dhe thjesht me nje ndjese formale, une dyshoj se vertet i vret ndergjegja. Uroj qe ky postim ti ndergjegjesoje me mire”, përfundon Rudina.