Në këtë situatë që po e jetojmë të gjithë me frikë nga Koronavirusi, duhet të kemi dyfish kujdes, veçanërisht ndaj atyre personave që mund të preken lehtë nga COVID-19 dhe ta vuajnë më tepër se disa të tjerë.
Këtë thirrje ka bërë edhe Lora, një vajzë shqiptare me imunitet të dobët, që është operuar nga zemra dhe i duhet të marrë shpesh herë mjekime. Lora u bën një lutje publike të gjithëve që të bëjnë kujdes, të ruajnë veten dhe të tjerët.
Vajza shprehet se është e padrejtë që personat e shëndetshëm të mos respektojnë rregullat e higjienës apo masat për mbrojtjen nga Kornavirusi, vetëm sepse nuk kanë kaluar ndonjë sëmundje apo nuk i zë shpesh gripi.
Ajo tregon se është e rëndësishme që të qëndrosh larg atyre personave që kanë imunitet të dobët, kur e di që je me grip.