“ARTISTËT QË NUK U PLAKËN KURRË”/ Ja cilët janë disa nga KOMPOZITORËT më të mirë ndër vite (FOTO) – AlpeGossip
“ARTISTËT QË NUK U PLAKËN KURRË”/ Ja cilët janë disa nga KOMPOZITORËT më të mirë ndër vite (FOTO)

“ARTISTËT QË NUK U PLAKËN KURRË”/ Ja cilët janë disa nga KOMPOZITORËT më të mirë ndër vite (FOTO)

Arstisti qe s’plaket kurre dhe që i kanë dhënë shumë muzikës shiqiptare ndër vite dhe që na kanë përfaqësuar mësë miri tek të tjerët

AlpeNews.al do ju sjelli një pasqyrë të përgjithshme se kush janë komozitorët më të mirë që i kanë dhënë shumë botës muzikore.

▪ Aleksander Lalo eshte nje nga kompozitoret me prodhues shqiptare, por ndoshta puna e tij nëpërmjet shifrave do te vinte e paplote edhe sikur te thonim qe ne kompleks do te ishin 200 e me shume ore muzike e prodhuar. Disa nga kompozimet më të famshme:  Vajzat me kordele të kuqe (1978) , Tomka dhe shokët e tij (1977),   Treni niset më shtatë pa pesë (1988) etj. Ndërroi jetë 19/11/2017.

Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare Prenk Jakova me dy veprat e tij “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”dhe “Mrika” ku  kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

▪Disa nga kompozimet më të famshme:

1- “Syrin tek qershia”

2- “Margjelo”

Janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumë kush i identifikon si këngë popullore shkodrane.

Cilesuar si babai i muzikes shqiptare. Çesk Zadeja është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore si : Konservatori ku punon si pedagog plot tri vite, e më pastaj emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966. Vdiq më 15 gusht të vitin 1997

▪  Disa nga veprat më të famshme:

1. “Suita e Veriut”, 2. “Suitë korale”, 3. “Skica simfonike”, 4. “Poema vokale”, 5. “Romanca”, 6. “Simfoni”

Ferdinant Deda është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë” është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Ai ka kompozuar 3 valle simfonike , dhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano etj.

Përgatiti: AlpeNews.al