Eurovisioni konsiderohet si një festival madhështor që promovon artistët për tregun ndërkombëtar. Por, jo të gjithë artistët e konsiderojnë të tillë.
Reperi Majk ka treguar nëse do e përfaqësonte Kosovën në një festival të tillë.
“Mua Eurovisioni komplet si organizim nuk më duket diçka e madhe. As nuk është se ka dalë ndonjë këngëtar “waw” prej Eurovisionit apo çfarë do festivali, pa dashur të nxjerr keq asnjë. Për punën e tyre respekt, por për mua nuk çojnë peshë festivalet, nuk kam besuar në festivale. Nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjëherë, ndoshta mundet”, u shpreh ai në emisionin “NIN”.
Majk është një prej reperëve më të pëlqyer në tregun shqiptar, i cili arrin të kthejë çdo këngë në hit.