Para disa ditësh Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Dasma e dyshes ishte madhështore, e organizuar me detaje nga ‘Ami Event’, dhe bëri që të gjithë mediat të flisnin e të shkruanin për të.
Në dasmë ishin të ftuar personazhe VIP, miq e familjarë të cilët u bënë dëshmitarë të dashurisë mes tyre. Së fundmi, Jonida dhe Besniku janë nisur për në muajin e tyre të mjaltit dhe postimet nga ditët e lumtura nuk kanë munguar.
Mbrëmjen e djeshme aktorja ka postuar një foto në Instastoryn e saj, në të cilën shihet pranë Besnikut. Ajo sapo e ka puthur të shoqin dhe kjo dallohet nga shenja e buzëkuqit në buzët e tij. “Duke bërë foton, Besniku tha: Çfarë kam në buzë more? Por ishte shume vonë”, ka shkruar Jonida me të qeshura.