Hiti i radhës i Era Istrefit do të flasë shqip/ Zbulohet titulli i këngës (FOTO) – AlpeGossip
Hiti i radhës i Era Istrefit do të flasë shqip/ Zbulohet titulli i këngës (FOTO)

Hiti i radhës i Era Istrefit do të flasë shqip/ Zbulohet titulli i këngës (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi po përgatitet për një tjetër bashkëpunim. Era do të sjellë një bashkëpunim me Hitimpulse dhe një pjesë e tekstit do të jetë në gjuhën shqipe.

Me siguri të gjithëve u pëlqen ideja që një këngëtare me famë botërore si Era Istrefi do të sjellë një këngë në gjuhën shqipe. Këngëtarja u bë e famshme nga hiti “Bon Bon”, dhe pavarësisht sukseseve të shumta që ka patur nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë gjë do ta vërtetojë me prodhimin e fundit.

Emisioni “Fun Day” tha se Era Istrefi po përgatitet për një bashkëpunim me Hitimpulse dhe kënga do të titullohet “Where’s Your Love Boy”. E veçanta është se një pjesë e tekstit do të jetë në gjuhën shqipe. Na mbetet vetëm të presim për klipin e plotë, ndërkohë një pjesë të këngës e gjeni në videon më poshtë.