STUDIMI/ Ja përse asnjëherë nuk duhet ta ri-përdorni vajin për gatim – AlpeGossip
STUDIMI/ Ja përse asnjëherë nuk duhet ta ri-përdorni vajin për gatim

STUDIMI/ Ja përse asnjëherë nuk duhet ta ri-përdorni vajin për gatim

Hulumtuesit nga Universiteti i Illinois kanë testuar ndikimet e vajit të ripërdoruar në minj laboratorik dhe zbuloi se kjo lëndë ndikon në rritjen metastazimit të kancerit të gjirit.
Shkencëtarët ushqyen minjtë pjesëmarrës laboratorikë me një dietë me yndyrë të ulët për një javë. Pastaj, hulumtuesit i dhanë disa prej minjve vaj të freskët të sojës për 16 javë rresht, ndërsa pjesës tjetër vaj që ishte përdorur më parë, transmeton lajmi.net.

Për të simuluar kancerin e gjirit, ata kanë injektuar qelizat e kancerit të gjirit 4T1 në minj. Këto qeliza të kancerit të gjirit janë shumë agresive dhe kanë një shkallë të lartë të metastazës.

Tek minjtë që kishin ngrënë vaj të ripërdorur, rritja metastatike e tumoreve ishte katër herë më e madhe se ajo e tumoreve në minj që konsumuan vajin e freskët.

Kësisoj, shkencëtarët u kanë bërë thirrje të gjithëve që të mos ri-përdoret vaji, me të cilin është gatuar njëherë.