Eno Popi BABA për herë të parë/ Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes së tij – AlpeGossip
Eno Popi BABA për herë të parë/ Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes së tij

Eno Popi BABA për herë të parë/ Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes së tij

Moderatori i njohur i emisionit “100 Milionë”, Eno Popi u bë sot babai për herë të parë. Vajza e tij ka ardhur në jetë në SHBA-ës, por Eno nuk ishte pranë partneres në këto momente emocionuese.

Mësohet se vajza lindi e shëndetshme dhe sipas revistës “WHO”, Eno e ka pagëzuar vajzën me emrin Liv. Një emër shumë i veçantë dhe me një kuptim shumë të bukur.

Ky është një emër tradicional skandinav dhe do të thotë “mbrojtje, përkrahje”, ndërsa në gjuhën norvegjeze, suedeze dhe daneze do të thotë “Jetë”.

Enos do t’i duhet të presë edhe disa javë që të mbajë në krahë vogëlushen e tij. Ai do të shkojë në SHBA vetëm pas disa javësh, për t’u kthyer më pas në Shqipëri të tre së bashku, si një familje e kompletuar.