MAMIT APO BABIT? Sonila Meço zbulon kujt i ngjan vajza e saj Amaris – AlpeGossip
MAMIT APO BABIT? Sonila Meço zbulon kujt i ngjan vajza e saj Amaris

MAMIT APO BABIT? Sonila Meço zbulon kujt i ngjan vajza e saj Amaris

Moderatorja e njohur, Sonila Meço, është një ndër personazhet më të komentuar në media dhe jeta e saj private përbën një interes të madh tek publiku. Siç dihet, Sonila është nënë e një vajze që e quajnë Amaris dhe shpesh herë në rrjetet sociale publikon foto dhe video me të.

 

Së fundmi, nëpërmjet një postimi, moderatorja e njohur ka zbuluar se kujt i ngjan më shumë vogëlushja. Sonila ka treguar se Amaris është një kopje e babait të saj Drinit dhe këtë gjë e dëshmon më së miri postimi i moderatores.

“Kur shijet për filma dhe formën e hundës ia kemi marrë babit… Por komentet i bëjmë dhe “hunda” na ndjen si mami”, ka shkruar Sonila duke treguar se përveç ngjashmërisë me babin, ka e shumë tipare të saj.