“FILLOVA TË MBAJA…”/ Dojna Mema rrëfen pasiguritë që ka kaluar në adoleshencë, ka një këshillë për të gjithë – AlpeGossip
“FILLOVA TË MBAJA…”/ Dojna Mema rrëfen pasiguritë që ka kaluar në adoleshencë, ka një këshillë për të gjithë

“FILLOVA TË MBAJA…”/ Dojna Mema rrëfen pasiguritë që ka kaluar në adoleshencë, ka një këshillë për të gjithë

Dojna Mema është një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Moderatorja, e cila është në pritje të fëmijës së parë, ka bërë një intervistë virtuale me ndjekësit, ku ka ndarë detaje nga jeta personale. Njëri prej tyre e ka pyetur moderatoren për pasiguritë në adoleshencë.

“Gjatësia dhe imtësia. Ndihesha aq e vockël në një kohë kur shoqet e mia dukeshin të rritura. Fillova të mbaja taka, derisa fillova te dilja me një çun I.98 të cilit i pëlqeja shumë më shumë me atlete dhe thjeshtë. Se vrava më mendjen dhe filloi të më dukej vetja super yll.

Morali: Nëse nuk arrin ti tejkalosh vetë pasiguritë, rrethohu nga njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë dhe shohin më të bukurën tek ti”, u shpreh ajo. Kujtojmë që Dojna dhe Vlashenti u martuan pak javë më parë në një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.