LAJMËROI SE DO LARGOHET NGA RRJETET SOCIALE/ Fedez ‘pendohet’ dhe bën shkrimin prekës! – AlpeGossip
LAJMËROI SE DO LARGOHET NGA RRJETET SOCIALE/ Fedez ‘pendohet’ dhe bën shkrimin prekës!

LAJMËROI SE DO LARGOHET NGA RRJETET SOCIALE/ Fedez ‘pendohet’ dhe bën shkrimin prekës!

Këngëtari i njohur Italian, Fedez theu heshtjen në rrjetet sociale ku mohoi zërat për një krizë me bashkëshorten, Chiara Ferragnin dhe gjithashtu lajmëroi shkëputjen prej mediave sociale.

“Po kaloj një periudhë ku preferoj të qëndroj sa më larg rrjeteve sociale. Marrëdhënia me gruan time nuk ka asnjë lidhje me këtë vendim. Përkundrazi, e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”– shkroi ai.

Mirëpo duket se reperi i është rikthyer sërish rrjeteve sociale pasi së fundmi ka publikuar në InstaStory një shkrim të gjatë ku rrëfen një ndër periudhat më të vështirë të jetës së tij:

“Për t’ia filluar më duhet të kthehem pas në kohë, pasi u diagnostikova me kancer të pankreasit. Ishte një ngjarje shumë traumatike dhe vetëm sot e kuptoj se nuk u kujdesa për shëndetin tim mendor. I besova vetes ilaçeve psikotrope, të cilat i ndryshoja me kalimin e kohës, për të përdorur atë që nuk ishte për mua. Nga janari një antidepresiv shumë i fortë më ndryshoi mua. Për shkak të efekteve anësore më duhej ta ndërprisja papritmas. Ata që kanë pak njohuri me këto ilaçe e dinë që kjo zakonisht nuk ndodh. Tani nuk jam në njëqind përqindëshin tim, por jam më mirë. Tani dua të përqëndrohem në shëndetin tim mendor dhe familjen time. Chiara gjithmonë ka qenë afër meje dhe më vjen keq që ajo duhej të dëgjonte ato gjëra nga të gjithë dhe u gjend në mes të një stuhie nga mediat. Kjo periudhë më bëri të kuptoj se sa dua të përqendrohem te shëndeti im mendor, familja dhe gruaja ime”.

Më pas ai publikoi dhe një foto ku shihet dora e tij dhe e blogeres, teksa shkruan:

“Kur ju ndodh diçka fort traumatike në jetë (si një sëmundje serioze ose tragjedi e madhe), kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe emocional dhe mos i lini pas dore emocionet tuaja dhe ato të njerëzve tuaj. Një përqafim, Federico”.