SI NJË MODELE E VËRTETË/ Vogëlushja e Arianës dhe Ermalit na i kënaqi sytë me këtë set fotografik – AlpeGossip
SI NJË MODELE E VËRTETË/ Vogëlushja e Arianës dhe Ermalit na i kënaqi sytë me këtë set fotografik

SI NJË MODELE E VËRTETË/ Vogëlushja e Arianës dhe Ermalit na i kënaqi sytë me këtë set fotografik

Para 3 javëh, çifti i njohur i Showbizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, u bënë prindër për herë të katërt me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Ana. Si Ermali ashtu dhe Ariana nuk u treguan aspak të rezervuar dhe publikuan menjëherë foto të vogëlushes.

Së fundmi, dyshja i kanë realizuar Anës setin e saj të parë fotografik. Vogëlushja ka pozuar si një modele e vërtetë dhe fotot do të mbeten kujtim që do i shoqërojë gjithë jetës.

Ariana ka publikuar një ndër fotot në profilin e saj të Instagramit. Në foton në fjalë, Ana, e cila mban një kurorë mbi kokë,është duke fjetur gjumë, ne një ambient të dekoruar në ngjyrë floriri. “E shtrenjta jonë e vogël pozoi si një modele e vërtetë”, ka shkruar mes të tjerash Ariana.