NDARJA ME MOZZIK? Loredana zbulon nëse është lënduar ndonjëherë – AlpeGossip
NDARJA ME MOZZIK? Loredana zbulon nëse është lënduar ndonjëherë

NDARJA ME MOZZIK? Loredana zbulon nëse është lënduar ndonjëherë

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme Loredana ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku të gjithë ndjekësit e saj i kanë dërguar pyetje dhe disa prej tyre reperja ka vendosur tu përgjigjet. Të gjithë e dinë historinë e madhe të dashurisë dhe ndarjen me babain e vajzës së saj dhe shumë pyetje vijnë lidhur me të. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka qenë ndonjëherë e lënduar dhe reperja nuk ka nguruar të përgjigjet.

A je lënduar ndonjëherë?

Po

Kanë kaluar disa muaj që kur Loredana ka publikuar projektin e saj të fundit, i cili titullohet “LET’S GO” e duket se tashmë koha e pushimit për reperen ka përfunduar. Këtë Lori na e la të kuptojmë me një nga postimin e saj të fundit në Instastory, ku na ka treguar se ka regjistruar këngën e re dhe na ka treguar titullin, i cili do të jetë ‘Blicke’. Mesa duket shumë shpejt bukuroshja do të vij me një projekt të ri muzikor.