IMAZH I RI I LOUIS VUITTION? Donald Veshaj habit me postimin e fundit! – AlpeGossip
IMAZH I RI I LOUIS VUITTION? Donald Veshaj habit me postimin e fundit!

IMAZH I RI I LOUIS VUITTION? Donald Veshaj habit me postimin e fundit!

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar në Instagram disa foto profesionale të tij ama ajo çfarë mori më shumë vëmendje ishte shkrimi në të. Donaldi është shprehur se është imazhi i markës së njohur, ‘Louis Vuitton’ e në fillim të gjithë u ngatërruan dhe e besuan këtë, por pasi e kanë lexuar deri në fund shkrimin në foto e kanë kuptuar se kjo nuk është e vërtetë e këtëe ka mohuar edhe vetë Donaldi në paragrafin e fundit, ku shprehet:

Unë jam imazhi i ri i Louis Vuitton. Kam qenë unë në plan për të bërë foton e famshme me Ronaldon mbi valixhe duke luajtur shah, por valixhen e kishte Messi edhe unë nuk doja që ti futesha në mes.
Ps: E shkruajta këtë gjë sepse më duhej një shprehje fashion për këto fotot se janë shumë artistike. Kisha një shprehje tjetër në lidhje me midhjet në fakt po e ndërrova në moment të fundit.