"I KËNDOI MJERIMIT"/ Sot është 107-vjetori i lindjes së Migjenit - AlpeGossip
“I KËNDOI MJERIMIT”/ Sot është 107-vjetori i lindjes së Migjenit

“I KËNDOI MJERIMIT”/ Sot është 107-vjetori i lindjes së Migjenit

Millosh Gjergj Nikolla, poeti dhe prozatori i letrave shqipe do të mbushte këtë të shtunë 107 vjeç. I këndoi mjerimit si një revoltë për vuatjet ekzistenciale të njerëzve të thjeshtë. Migjeni kishte në themel të krijimtarisë së tij një botë të re, ku njerëzit do të jetonin të lirë e të qetë pa vuajtjen e sigurimit të bukës për të nesërmen.

Novator në letërsinë shqipe, me bindjet revolucionare dhe i frymëzuar nga letërsia e huaj, la pas një trashëgimi të paçmueshme.

Migjeni është gdhendur në historinë e letrave shqipe si një nga më të mëdhenjtë, i pazëvendësueshëm dhe pa pasardhës të denjë. Ishte i lirë në artin e tij për të goditur realitetin pa rezerva. Qasja e Migjenit ndaj formës dhe përmbajtjes është maja më e lartë e letërsisë modern shqiptare.