Në puntatën e fundit të post “Big Brother VIP”, Egzona Rafuna, ka bërë një deklaratë që duket si një “thumb” për Beatrix Ramosaj, duke thënë se ajo nuk ndan çifte.
Moderatorja e njohur nga Kosova është komentuar shumë për afrimitetin e saj me Donald Veshajn, sapo hyri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Disa mendonin se ka patur një pëlqim për të, të tjerë thanë se është futur për t’i dhënë mesazhe, kurse moderatorja i mohoi të dyja versionet.
Në një intervistë para disa javësh Beatrix u shpreh e “shokuar” kur kishte parë që Egzona i kishte thënë Donaldit që pas daljes nga shtëpia do të pinin kafe dhe të diskutonin disa gjëra. E po ashtu tha se “i çmendi komshinjt” kur ajo doli nga “Big Brother VIP”.
Ndërsa mbrëmë në post “Big Brother VIP” Egzona foli rreth raportit të saj me aktorin e humorit dhe këngëtaren, duke u shprehur se shoqëria me Trixën ishte reale dhe se nuk është vajzë që ndanë çifte.
E pyetur nga Arbana nëse ajo mendon se Ramosaj e bën një gjë të tillë, Egzona nuk dha një përgjigje të qartë por tha se nuk ka pasur tendencë të afrohet me Donaldin për ta ndarë nga Trixa.