SA KUSHTON GRIMI TE SELLMA? Fansi jep përgjigjen epike (FOTO) – AlpeGossip
SA KUSHTON GRIMI TE SELLMA? Fansi jep përgjigjen epike (FOTO)

SA KUSHTON GRIMI TE SELLMA? Fansi jep përgjigjen epike (FOTO)

Sellma Kasumoviq është ndër grimieret më të mira në Kosovë, për disa, më e mira. Me dhjetra artiste shqiptare i besojnë daljet publike, me e qindra nuse i besojnë ditën e dasmës, me qindra adoleshente mbrëmjen e maturës, e me qindra gra të tjera që duan të duken shumë mirë i drejtohen Sellmës.

Sidoqoftë, një shërbim kaq i mirë sa i Sellmës, natyrshëm pritet të ketë çmim të kripur. Talenti duhet paguar dhe me të drejtë. Unë nuk e di sa para kërkon Sellma për llojet e grimit që realizon dhe dikush pyeti rreth kësaj diku në Facebook. “A e din dikush sa kushton me bo grimin te Sellma? ”

Përgjigja e një tjetër dikushi ndoshta do t’ju sqarojë disi mbi çmimet: “Mamin e kena çu me u ndreq niher, tash me qira po jetojm ”.

 

Për fat, edhe vetë Sellmës iu duk për të qeshur sepse e postoi në Instagram Stories. Ta marrim si konfirmim?