”TË TJERËT THANË SE ISHE NDRYSHE, POR…”/ Letra emocionuese e një vajze për babain me sindromën Down – AlpeGossip
”TË TJERËT THANË SE ISHE NDRYSHE, POR…”/ Letra emocionuese e një vajze për babain me sindromën Down

”TË TJERËT THANË SE ISHE NDRYSHE, POR…”/ Letra emocionuese e një vajze për babain me sindromën Down

Të tjerët thanë se ishe ndryshe, por si fëmijë nuk të pashë ndryshe, thjesht pashë babanë tim”. Për ditëlindjen e 50-të të babait të saj Richard, kjo vajzë nga Cebu, Filipine ka prekur me mijëra njerëz në Facebook.

Richie Anne Castillo i kushtoi një letër shumë të ëmbël babait të saj, me sindromën Down, për t’i rrëfyer botës, për herë të parë dhe pa asnjë turp më shumë, të gjitha fjalët që ajo kurrë nuk i tha. Në shënjestër të ngacmuesve, Richie shmangi të flasë me njerëzit e babait të saj për një kohë të gjatë, duke u larguar dhe duke mos qëndruar krah babait të saj por me kalimin e kohës ajo i kuptoi gabimet e saj, dhe kuptoi se asnjë paragjykim apo frikë nuk do të ishte kurrë më e fortë se dashuria që e lidh me të atin.

Letra

“I dashur, babi. Sot është një moment shumë i veçantë dhe shumë i mrekullueshëm i jetës tënde. Ti mbush 50 vjeç sot dhe unë jam aq e bekuar që vazhdon të jetosh një jetë kaq të gjatë dhe të bukur. Mjekët janë akoma të mahnitur nga kjo! Unë e di që nuk do të mund ta lexosh këtë sepse nuk e di nëse keni Facebook, por unë dua që e gjithë bota ta dijë se sa krenare jam që ju jeni babai im.

Si fëmijë nuk ju pashë ndryshe, ju pashë si babai im. Unë nuk e kuptova pse po më tallnin dhe më quanin jonormale. E kuptova më vonë dhe kjo më bëri një frikacake. Por ju meritoni më shumë sesa kjo vajza frikacake që unë jam. Ju meritoni dashuri, mirëkuptim, durim dhe t’ju pranojnë si çdo individ me Sindromën Down. Këtu po ju shkruaj një urim për ditëlindje sepse kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë. Ju meritoni shumë më tepër.

Babi, ju jeni qenia njerëzore më e fortë dhe më e guximshme që unë njoh. Pothuajse gjatë gjithë jetës suaj, ju keni lejuar mjekët t’ju kryejnë operacione pafund, keni një jetë duke bërë dializë dhe një listë të gjatë me gjëra që smund të beni dot. Por ju rrallë ankoheni.

Ju jeni më i fuqishmi sepse pas gjithë atyre operacioneve, procedurave dhe netëve në spital, keni arritur të thoni” Wa ko mahadlok mamatay kay ni salig ko sa Ginoo (Unë nuk kam frikë sepse kam besim te Zoti).

Ju keni buzëqeshur gjithmonë pas një dite të gjatë në qendrën e dializës, ose pas një trajtimi hipoglikemik. Ju jeni nga njerëzit më të guximshmit sepse keni kaluar kaq shumë dhe kurrë nuk keni pasur frikë. Më vjen keq që nuk ju sjell në plazh më shpesh ose nuk ju sjell ushqimin tuaj të preferuar dimsum ose se nuk ju kam vizituar më shpesh .

Gëzuar 50-vjetorin e lindjes, Babi! Faleminderit që gjithmonë më quan vajzën tënde dhe të vetme . Unë jam e fortë dhe e guximshme për shkakun tuaj dhe ju dua shumë, baba. Unë mendoj se jam mjaft e rritur tani për të mbrojtur veten. Shumë dashuri, nga vajza juaj, Richie”.