E NISI MBARË 2019-N/ Bleona merr surprizën e këndshme nga “Billboard” (VIDEO) – AlpeGossip
E NISI MBARË 2019-N/ Bleona merr surprizën e këndshme nga “Billboard” (VIDEO)

E NISI MBARË 2019-N/ Bleona merr surprizën e këndshme nga “Billboard” (VIDEO)

Bleona Qereti publikoi projektin e saj muzikor me titull “I don’t need your love” pak muaj më parë i cili arriti të mbledhë në platformën ‘Youtube’ mbi 1 milionë klikime.

Para disa ditësh Bleona na bëri me dije se në një listë të publikuar nga “King of spins” ku DJ nga e gjithë bota votojnë për 30 këngët më të pëlqyera, “I don’t need your love” renditet në vendin e tretë me një verison “remix”.

Por kjo këngë po ecën mjaft mirë dhe në klasifikimet “Billboard”. Bleona me anë të një postimi në Instagram ka lajmëruar se kënga është e renditur në pozicionin e 7-të në “Billboard Dance” për këtë javë.  “Mënyra më e mirë për të nisur vitin” – shprehet ajo tejet entuziaste për këtë arritje.

Bleona është vazhdimisht në kërkim të arritjeve të njëpasnjëshme në karrierën e saj në SHBA ndaj dhe ne na vjen mirë kur artistët që punojnë fort korrin sukseset e tyre edhe në tregun ndërkombëtar.

Çfarë do presim të radhës nga Bleona? Ne jemi në pritje.