NJOFTOI SE DO VRISTE VETEN/ Letra e poetit të famshëm shitet në ankand për 234 mijë euro - AlpeGossip
NJOFTOI SE DO VRISTE VETEN/ Letra e poetit të famshëm shitet në ankand për 234 mijë euro

NJOFTOI SE DO VRISTE VETEN/ Letra e poetit të famshëm shitet në ankand për 234 mijë euro

Një letër e poetit francez të shekullit 19-të, Charles Baudelaire, ku njoftonte se do vriste veten është shitur në ankand për 234.000 euro.

Shënimi, i datës 30 qershor 1845, iu drejtua të dashurës së Baudelaire, Jeanne Duval.

Poeti, i cili ishte 24 vjeç në atë kohë, u përpoq të bënte vetëvrasje atë ditë por mbijetoi.

Website i ankandit francez, Osenat tha se letra iu ishte shitur një blerësi privat me trefishin e çmimit të parashikuar.

Në letër ai njoftoi të dashurën se do të vriste veten.

“Në kohën që do ta kesh marrë këtë letër unë do të kem vdekur,”-shkruante ai. “Po vras veten sepse nuk mund të jetoj më, as të mbaj barrën e rënies në gjumë dhe as të zgjimit përsëri.”

Baudelaire, i cili kishte probleme me paratë pas harxhimit të trashëgimisë së tij, qëlloi veten në gjoks, por nuk pësoi lëndime të rënda.

Ai jetoi edhe për 22 vite të tjera, duke shkruar në atë kohë një vëllim që krijoi reputacionin e tij, Les Fleurs du Mal (Lulja e keqe).

Veprat e tij ndikuan në brezat e poetëve francezë. Ai vdiq nga sifilizi në 1867.