PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ish-e dashura bën të papritën për Faton Shoshin (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ish-e dashura bën të papritën për Faton Shoshin (FOTO)

PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ish-e dashura bën të papritën për Faton Shoshin (FOTO)

Jeta private e Faton Shoshi ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave pasi shpeshherë është përfolur për lidhje me personazhe të njohura, siç ishte edhe lidhja me Era Istrefin të cilën asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi.

Fatoni u nda nga Era në vitin 2017 dhe pas disa muajsh u përfol për një lidhje me modelen Gresa Hoti. Edhe lidhja me të përfundoi shpejt, megjithatë dyshja duket se kanë mbetur miq.

Fatoni feston sot ditëlindjen dhe nuk ka munguar një urim nga ish-e dashura, Gresa e cila ka postuar një foto të tyre gjatë kohës kur ishin të lidhur.

Ndërsa Era ka preferuar mos ta urojë Fatonin publikisht.

Dy ish-të dashurat e Fatonit, Era dhe Gresa madje janë bërë edhe mikesha dhe së fundmi janë parë bashkë.