Prej 8 javësh moderatoren Bora Zemani e shohim përkrah Ardit Gjebreas çdo të dielë, duke prezantuar konkurentët e “Kënga Magjike”.
E ftuar në emisionin “Thumb” me Fatmën dhe Aulonën, Bora ka folur ndër të tjera për këtë eksperiencë të re në moderim dhe për projektet e së ardhmes. Ajo është shprehur se ndihet shumë e sigurtë në krah të Ardit Gjebreas dhe se puna me të është si të vazhdosh një shkollë. Ndërsa në lidhje me marrdhëniet që ka me koleget, më saktë nëse ka xhelozi midis tyre ajo ka thënë se raporti me Andresën është shumë korrekt dhe se është e kënaqur që netë finale do ti prezantojë së bashku me Klaudia Pepën.
Ndërkohë Bora ka zbuluar dhe detaje nga planet që ka për të ardhmen. Moderatorja e ka një plan, sërish në televizion, pas përfundimit të festivalit por për momentin nuk mund të japë më shumë informacion. “Planet janë gjithmonë në lidhje me televizionin por në të ardhmen mund të mos jem më në ekran”- thotë Bora- “Unë kam provuar dhe role të tjera në televizion, për shembull puna si autore më ka shijuar shumë, ndoshta në të ardhmen mund të jem vetëm autore.”
Arsyeja pse daljes në ekran mund ti vijë fundi, sipas Borës është i thjeshtë: “Publikut vjen një moment që mund ti lodhen njerëzit”. Nuk e dimë se sa mund të lodhet publiku shqiptar duke ndjekur një moderatore si Bora, por edhe një program në autorsinë e saj, me siguri do e pëlqenin.