Një nga problemet më shqetësuese të të gjithë prindërve, sidomos atyre të rinj, është gjumi i fëmijëve. Prindërit provojnë lloj-lloj mënyrash për t’i vënë në gjumë të vegjlit e tyre. Në një video që qarkullon në internet, një fëmijë vihet në gjumë në më pak se një minutë.
Nathan Dailo nga Sidnei (Australi), ka hedhur në YouTube një video të të birit për të demonstruar një truk që mund t’ju ndihmojë edhe për të vegjlit tuaj.
Provojeni, po bëni kujdes mos ju zë juve gjumi më parë.