Ajo është një prej këngëtareve më të njohura për publikun dhe një prej më të komentuarave në showbizzin shqiptar. Gjatë karrierës së saj shumëvjeçare ajo ka lançuar këngë të cilat janë kthyer në hite e dëgjohen akoma edhe sot.
Flasim për Aurela Gaçen, këngëtaren e hitit ‘Fati ynë shpresë dhe marrëzi’, e cila është cilësuar gjithmonë si tepër energjike në skenë e kudo tjetër.
Pak orë më parë, Aurela ka ndarë me ndjekësit në ‘Instastory’ foto të vjetra nga e kaluara e saj. Duket se ajo gjithmonë ka dashur të luajë me look-un. Në foto këngëtarja na shfaqet me stile dhe pamje të ndryshme në periudha të ndryshme kohore.
Në njërën nga fotot këngëtarja shihet me flokë shumë të shkurta, stil që atëherë konsiderohej i “çmendur”.
“1998. Koha kur të gjithë më shanin në rrugë pse kisha qethur kokën, pse vishesha si doja, pse lyhesha si doja. Por edhe unë mangut s’ja kam lënë askujt. Ata bam, unë bam bam bam bam, e kuptoni vetë.”- ka shkruar me humor Aurela përbri fotos.